Transmetuar më 04-02-2026, 20:43

Edhe Greqia po planifikon ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët dhe adoleshentët nën 15 vjeç. Nisma i bashkangjitet disa vendeve europiane që synojnë të mbrojnë shëndetin e fëmijëve nga dëmet që shkaktojnë mediat sociale.

Pas Spanjës, edhe Greqia po bëhet gati të ndalojë aksesin në rrjetet sociale për fëmijët dhe adoleshentët nën 15 vjeç. Mediat greke raportojnë se qeveria e Mitsotakis ka krijuar tashmë grupe pune dhe nisma pritet të shpallet shumë shpejt.

Athina synon të përdorë aplikacionet ekzistuese digjitale, si “Kids Wallet”, për të verifikuar moshën e përdoruesve në platformat si TikTok, Instagram dhe Facebook.

Në Spanjë, kryeministri Pedro Sanchez njoftoi të martën se projektligji për ndalimin e mediave sociale për nën 16 vjeç do të shtrohet për votim javën e ardhshme. Sanchez e quajti hapësirën aktuale digjitale një “Perëndim të Egër”, plot varësi dhe pornografi, duke theksuar se mbrojtja e fëmijëve nuk mund të presë më. Spanja po ashtu planifikon të ndëshkojë penalisht drejtuesit e këtyre platformave për manipulim të algoritmeve. Në një postim në rrjetet sociale, Elon Musk e quajti vendimin e Sanchezit “tiranik”.

Kjo valë rregullimesh po përfshin të gjithë kontinentin. Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Portugalia po shqyrtojnë seriozisht kufizime të ngjashme, ku në disa raste mund të kërkohet pëlqimi i prindërve deri në moshën 16 vjeç. Franca e miratoi muajin e kaluar të njëjtën masë, që ende nuk ka hyrë në fuqi. Ndërsa vende si Australia dhe Malajzia e kanë ndërmarrë tashmë këtë hap; vetëm në Australi janë mbyllur mbi 4.7 milionë llogari të të miturve që nga dhjetori i kaluar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit