

TIRANË – Një sherr mes disa të rinjve është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë Fakultetit të Ekonomikut në Tiranë.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara, të rinjtë janë përfshirë në një përplasje fizike mes tyre, duke shkaktuar shqetësim në zonë. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë konflikt, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Tiranës lidhur me ngjarjen, ndërsa pritet që autoritetet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e sherrit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






