Transmetuar më 04-02-2026, 17:16

Vlorë – Policia e Vlorës ka goditur një rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar një shtetas dhe duke nisur procedim penal ndaj djalit të tij.

Në kuadër të operacionit, u arrestua P. Ç., 53 vjeç, ndërsa ndaj D. Ç., 26 vjeç, u regjistrua procedim penal, pasi dyshohet se babë e bir po tregtonin në mënyrë të paligjshme mallra të futur nga Italia.

Kapen në flagrancë me ilaçe dhe celularë

Kontrollet e kryera mbrëmjen e djeshme në Vlorë çuan në kapjen e P. Ç., i cili u kap në flagrancë teksa transportonte me automjet medikamente mjekësore dhe celularë, të dyshuar si produkte kontrabande nga Italia. Sekuestrimi dhe hetimet

Mallrat u sekuestruan si prova materiale, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit