

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike dhe organizatë kriminale në Itali.
Policia bën me dije se Gjykata Penale e Preuxhias kishte caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Autoritetet shqiptare informojnë se operacioni u realizua nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën. Shtetasi, i identifikuar si A. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, u lokalizua në rrugën “Dritan Hoxha” dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Interpol Tirana po vijon veprimet procedurale në bashkëpunim me Interpol Romën, për të siguruar ekstradimin e tij. Ky arrest tregon bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërkombëtar për luftën kundër trafikut ndërkufitar të drogës dhe organizatave kriminale.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





