

Prizren – Tre persona kanë grabitur nën kërcënimin e armëve një shumë prej 40 eurosh nga dy persona, një mashkull dhe një femër, në qytetin e Prizrenit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 01:00, në rrugën “Duran Rada”.
Autoritetet bëjnë me dije se viktimat nuk kanë pësuar lëndime fizike, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet kanë nisur për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Është raportuar se tre të dyshuar, nën kërcënimin e armëve, u kanë grabitur para në vlerë prej 40 euro dy viktimave, një mashkull dhe një femër kosovare. Viktimat nuk kanë lëndime dhe rasti është në hetim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






