Transmetuar më 04-02-2026, 09:25

Tiranë – Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj kërkesës së Shoqatës së Gjyqtarëve për rritjen e pagave, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe të paprecedentë në praktikën europiane.

Në një komunikim për mediat, kreu i qeverisë u shpreh i surprizuar nga qëndrimi i shoqatës, duke theksuar se kërkesa për rritje pagash përmes vendimmarrjes gjyqësore përbën, sipas tij, një përpjekje për të ushtruar presion mbi Kuvendin dhe qeverinë.

“Jam absolutisht i surprizuar nga një reagim i pabesueshëm i Shoqatës së Gjyqtarëve, lidhur me një shqetësim që në këndvështrimin tim është i papranueshëm. Bëhet fjalë për një përpjekje për t’i imponuar Kuvendit dhe qeverisë, përmes pushtetit gjyqësor, rritjen e pagave për vetë gjyqtarët”, deklaroi Rama.

Kryeministri përdori tone të ashpra në kritikën e tij, duke e cilësuar këtë qasje si “tymnajë populiste” dhe duke theksuar se një praktikë e tillë nuk qëndron në asnjë vend të Europës.

“Nuk mund të thuash ‘topi është i imi, do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të jetë bosh’. Nëse dëshironi të bëni politikë, regjistrohuni si parti dhe shpalosni platformën tuaj”, shtoi ai.

Debati për pagat e gjyqtarëve ka rikthyer përplasjet mes ekzekutivit dhe përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë, në një kohë kur reforma në drejtësi mbetet një nga çështjet më të ndjeshme të agjendës publike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit