Transmetuar më 03-02-2026, 23:20

Emri i Luiz Ejllit vijon të tërheqë vëmendjen e publikut, teksa fansat dhe mediat po spekulojnë për një rikthim të mundshëm të tij në ekran. Gjatë një interviste për mediat në Kosovë, Luizi u pyet nëse do të marrë rolin e kryeplakut në edicionin e ri të Ferma VIP, i cili pritet të prezantohet nga Arbana Osmani.

Pa dhënë një përgjigje të prerë, fituesi i Big Brother VIP Albania preferoi të ruajë misterin, duke lënë të kuptohet se është në prag të një projekti të ri televiziv, por pa konfirmuar nëse bëhet fjalë për Ferma VIP.

“Thonë ku ka zë, nuk është pa gjë. Ka pasur oferta. Por unë kam qejf me një lëvizje që do bëj… duroni dhe pak ditë,” tha Luizi, duke shtuar se shumë shpejt gjithçka do të bëhet e qartë.

Ai theksoi se preferon të japë përgjigjen përmes një veprimi konkret, jo me fjalë. “Me një lëvizje që do bëj, do e marrin përgjigjen të gjithë. Duroni edhe pak, diku 10 ditë,” shtoi ai, duke nxitur kureshtjen e publikut.

Luizi e përshkoi gjithashtu si pjesë të lojës mediatike faktin që përfolët në media. “Gjëja më e mirë është me u përfolur, por do jem diçka. Se ku… nuk e di,” u shpreh ai me humor, duke lënë të hapur çdo mundësi.

Deklarata e tij ka ndezur rrjetet sociale me komente dhe hamendësime, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Luizi do të shfaqet si kryeplak në Ferma VIP apo do të surprizojë publikun me një projekt tjetër televiziv.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit