

Përleshje midis rojes bregdetare dhe varkës së kontrabandistëve në Kios – Shumë të vdekur, dhjetëra të plagosur
Katërmbëdhjetë të vdekur, mes tyre njëmbëdhjetë burra dhe tre gra, është – sipas të dhënave zyrtare deri më tani – bilanci tragjik i ngjarjes që ndodhi vonë në mbrëmjen e së martës, më 3 shkurt në brigjet e Kiosit, Greqi, pas një përplaseje midis ekuipazhit të një anijeje patrullimi të Rojës Bregdetare dhe gomones me emigrantë
Kios, GREQI – Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e së martës në ishullin Kios, Greqi, ku një gomone me emigrantë të paligjshëm është përplasur me një motoskaf të Rojës Bregdetare greke.
Sipas medias greke, të paktën 14 emigrantë kanë humbur jetën, disa janë të lënduar, dhe disa të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ata janë 2 fëmijë, 9 burra dhe tre gra, citon noa.al median lokale e cila flet edhe për 25 persona të plagosur, si dhe persona të zhdukur.
Të plagosurit janë 11 fëmijë. 7 burra dhe 7 gra në moshë të re.
Ende nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në gomone. Të paktën 24 persona janë shpëtuar, mes tyre edhe një grua shtatzënë.
Raportohet se Roja Bregdetare vuri re gomonen dhe sinjalizoi për ndalimin e saj. Për shkak të manovrave të rrezikshme të kryera nga personat që trafikonin emigrantët, gomonia përmbys, duke shkaktuar humbje jetësh dhe plagosje.
Ekzistojnë gjithashtu dyshime për të shtëna nga gomonia drejt mjetit të Rojës Bregdetare, por kjo nuk është konfirmuar ende.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






