Transmetuar më 03-02-2026, 22:42

Pak orë para Prime-t të së martës, Rogerti bëri disa komente të rënda për Stenaldon.

Për këtë arsye, Vëllai i Madh ka marrë një vendim për banorin.

Rogerti është dërguar në dhomën e reflektimit, ku më vonë do t’i komunikohet vendimi përfundimtar.

“Merret me familjet tona dhe ka humbur të vetën”/ Hyrja e Rogertit në shtëpi, si lindën debatet e banorit me Kristin dhe Selin

Që nga hyrja e tij në shtëpi, Rogerti ka qenë pjesë e disa debateve.

Në ditët e fundit, ai ka pasur disa përplasje me Kristin dhe Selin. Në Prime-n e së martës, debati u përcoll kështu:

Selin: Nuk e di si rri e dëgjon veten, vetëm ofendon, denigron personat që ka përballë. Nuk e di si ky njeri nuk flet për një temë në lidhje me lojën. Në fund bën lojën e viktimës sepse xhaxhi Gertit nuk i pëlqen. Për mua nuk konsiderohet më një banor, sipas asaj që ka bërë sot me Stenaldon, kur i vuri në pikëpyetje burrërinë e Kristit. Në rolin e liderit, nuk i kam dhënë asnjë punë.

Kristi: Nuk ka një fytyrë. I dhashë mundësinë e dytë. Erdhi, më dha dorën. Pastaj më përmendi familjen. Përmendi burrërinë time. Gjithsesi, i thashë: ‘Do të tregoj se kush je’. Jo vetëm që nuk i pëlqeu vetja, por donte të ikte. Isha unë ai që i dhashë një mundësi. Absolutisht nuk mund të mohoj ekzistencën e Gertit këtu brenda. Kemi qëndruar. Ja njoh aftësitë e lojës. Po të mos kishte dhunën psikologjike, do të ishte një lojtar i mirë. Kemi bërë biseda. Biseda familjare që ndoshta s’i ka bërë me asnjë tjetër këtu brenda. Një mosmirënjohës i paparë. Edhe ndasinë krahinore e ka bërë që në fillim. Nuk ka qenë asnjëherë i vetëm përballë shtëpisë. Rogerti ka ardhur të merret me familjet tona, ka ardhur të merret me burrërinë tonë dhe ka humbur familjen e vetë.

Rogerti: Kisha planin tim që e folëm me Selin. Ajo doli jashtë loje. Me Kristin kam zgjedhur diplomacinë. I kam thirrur gjeneral. Unë doja të dilja këtu me Kristin, që ai ka një aleancë të fshehtë me Selin, me Brikenën dhe njëkohësisht me Mirin. Unë nuk shkova nëpër cepa duke folur për aleanca. Unë me zemrën time të bardhë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit