Transmetuar më 03-02-2026, 22:30

ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane. Ai është plagosur pasi u qëllua nga policë italianë bë Valdarno, raporton noa.al duke cituar mediat lokale

Ato pretendojnë se i riu u qëllua me armë pasi tentoi t’i arratisej policisë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari i plagosur, u detyra të thërriste vetë ambulancën për t’i ardhur në ndihmë.

Sipas hetimeve të para që sugjeron policia lokale, incidenti nisi në Valdarno, ku tre persona, mes tyre dhe shqiptari, dyshohet se po përpiqeshin të hynin me forcë në një banesë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 22 të 2shkurtit, por u raportua vetëm sonte në median vendase.

Është e paqartë se çfarë ka ndodhur në këtë pjesë të incidentit, pasi mediat italiane fokusohet në pjesën se gjatë udhëtimit të tre personave me një makinë, ata u bllokuan në segmentin e autostradës A1 në drejtim të Romës nga Policia Rrugore e Arezzos. Kjo ndodhi kur tre të rinjtë po lëviznin me një automjet tip Volkswagen Golf.

Automjeti nuk iu bind sinjalit për ndalim dhe, gjatë ndjekjes, dyshohet se goditi makinën e policisë, përpara se të vazhdonte me shpejtësi. Pak më vonë, tre personat braktisën makinën në korsinë e emergjencës.

Policia tha se brenda saj u gjetën sende të vjedhura dhe mjete të përdorura për thyerje.

Tre personat u larguan me vrap duke zbritur në një shpat anësor. Në errësirë, gjatë ndjekjes në këmbë, u dëgjuan të shtëna arme dhe 33-vjeçari mbeti i plagosur në shpatull. Ishte vetë ai që telefonoi shërbimin e urgjencës 118 për ndihmë.

I plagosuri u gjet në një fushë pranë Monte San Savinos, rreth 500 metra larg autostradës, ku mori ndihmën e parë nga ekipet mjekësore dhe më pas u transportua me helikopter drejt spitalit të Perugias. Ai ndodhet i shtruar dhe nën mbikëqyrje policore.

Hetimet po koordinohen nga prokurori Marco Dioni dhe kanë për qëllim sqarimin e plotë të dinamikës së ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e dy personave të tjerë që janë ende në arrati. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit