

Aksident rrugor në autostradën Tiranë–Durrës, përplaset motori me automjet
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, pranë mbikalimit për në Shkozet.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet i tipit Volkswagen Golf është përplasur me një motocikletë që po lëvizte në të njëjtin aks rrugor. Si pasojë e përplasjes, motori ka përfunduar jashtë rruge, ndërsa drejtuesi i tij ka mbetur i plagosur.
I lënduari është transportuar me ambulancë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime bëjnë me dije se ai ka pësuar fraktura dhe dëmtime të shumta, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje që shihni në fotot, kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor pritet të përcaktojë përgjegjësitë konkrete të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






