

Kreta “shkundet”, tërmet në jug të Greqisë – ja magnituda e lëkundjeve Një tërmet ka goditur sërish Greqinë ditën e sotme, pas lëkundjeve sizmike të regjistruara një ditë më parë në pjesën perëndimore të vendit.
Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter janë regjistruar në orën 15:32 në ishullin e Kretës.
Instituti Gjeodinamik bën me dije se epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në jug të zonës Tsoutsouros, në rajonin e Heraklionit, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar rreth 10 kilometra.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.
Një ditë më parë, më 2 shkurt, u regjistruan gjithashtu lëkundje sizmike pranë Kalavrytës, në bregdetin perëndimor të Greqisë, me magnitudë 3.6 ballë sipas shkallës Rihter.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






