Transmetuar më 03-02-2026, 15:15

"Ethet e stilit kinez", revista mujore amerikane Wired: Pse të gjithë po flasin për very Chinese time në jetën moderne dhe çfarë është trendi i ri global “Chinamaxxing”

Në një reportazh të muajit janar, revista mujore amerikane Wired përmendi “ethet e stilit kinez” në rrjetet sociale globale, duke thënë se njerëzit tashmë po gjenden në “një fazë shumë kineze” (very Chinese time) në jetët e tyre.

Kohët e fundit, fraza “një fazë shumë kineze e jetës” po bëhet virale në internet. Shumë përdorues të rrjeteve sociale thonë me shaka “po më takon në një fazë kur jam shumë kinez”. Ata kanë interes të madh për mëngjesin e larmishëm kinez dhe xhaketat sportive të stilit kinez. Ndërsa popullariteti rritet, edhe figura të njohura si komediani Jimmy O. Yang apo influenceri Hasan Piker i janë bashkuar këtij trendi. Në të njëjtën kohë, kanë dalë edhe meme si “Chinamaxxing” (po bëhesh gjithnjë e më shumë kinez) apo “u bëfsh kinez nesër” (you will turn Chinese tomorrow), shpesh i përdorur si një urim.

Sipas reportazhit, edhe pse është e vështirë të përcaktohet me saktësi kjo prirje, gjatë vitit të kaluar kanë ndodhur ndryshime të mëdha në perceptimin e njerëzve për Kinën. Shumë amerikanë, veçanërisht brezi i ri, po shfaqin interes të madh për teknologjinë, markat, madje edhe qytetet e Kinës. Ata po blejnë më shumë produkte “Made in China” dhe po marrin pjesë në këto eksperienca të “stil-it të jetesës kineze”.

Një tjetër arsye pse Kina po bëhet një temë e nxehtë është integrimi i saj në jetën e përditshme globale. Pavarësisht se ku ndodhesh në botë, kudo mund të gjesh produkte të prodhuara në Kinë. Sipas reportazhit, celulari, laptopi, robotët e pastrimit mund të vijnë nga Kina, lodrat Labubu nga Kina, panelet diellore për të ofruar energji për vendet e Jugut Global prodhohen në Kinë; madje modeli i madh i inteligjencës artificiale me burim të hapur ka lindur pikërisht në Kinë.

Në dekadat e fundit, Kina ka luajtur një rol të rëndësishëm në zinxhirët globalë të furnizimit. Por vetëm vitin e kaluar shumë amerikanë e kuptuan varësinë e tyre ndaj produkteve kineze. Madje, në një botë të ndërlidhur, nëpërmjet aplikacioneve konsumatorët mund të komunikojnë drejtpërdrejt me fabrikat kineze. Në të njëjtën kohë, pengesa e gjuhës është zbehur. Modelet e fundit të mëdha gjuhësore mund të kryejnë përkthime në mënyrë të shkëlqyer. Pavarësisht se disa aplikacione ende kanë hapësira për t’u përmirësuar në lokalizim, tashmë vetëm me një klikim “përkthej” mund të zgjidhet problemi gjuhësor, duke ulur ndjeshëm pragun e komunikimit ndërkulturor.

Në reportazh vihet në dukje se, në sfondin e përmirësimeve të vazhdueshme të infrastrukturës dhe zhvillimit urban, arritjet e zhvillimit të Kinës po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare. Vitet e fundit, krahas thellimit të diskutimeve globale për diversifikimin e rrugëve të zhvillimit, praktikat e Kinës kanë ofruar një referencë për ndërtimin e qyteteve moderne, rrjetet efikase hekurudhore me shpejtësi të lartë etj.

Siç tha edhe shkrimtari Minh Tran, vëmendja ndërkombëtare ndaj Kinës në fakt pasqyron synimin e përbashkët të njerëzve për një jetë më të bukur. “Ethet e stilit kinez” ndoshta janë një pasqyrim i kësaj aspirate.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit