Transmetuar më 03-02-2026, 15:07

Policia Rrugore e Elbasanit ka njoftuar se për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor “Librazhd–Korçë”, në zonën e fshatit Dragostunjë, qarkullimi i automjeteve do të bllokohet përkohësisht gjatë orëve të natës.

Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi do të zbatohet nga data 3 shkurt 2026 deri më 5 shkurt 2026, në intervalin kohor 22:00 – 05:00.

Gjatë këtyre orareve, aksi rrugor do të jetë i pakalueshëm për të gjitha mjetet, veçanërisht për automjetet e tonazhit të rëndë. Për këtë situatë janë njoftuar edhe pikat e kalimit kufitar, me qëllim informimin e drejtuesve të mjeteve.

Gjatë kohës së bllokimit do të lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë.

Si rrugë alternative për mjetet e vogla, autoritetet bëjnë me dije se do të shërbejë aksi “Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh”, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

Kujtojmë se para dy ditësh në zonën e Dragostunjës një shembje masive e gurëve dhe dherave bllokoi qarkullimin në këtë aks për disa orë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit