Transmetuar më 03-02-2026, 13:30

Një moment i pazakontë dhe emocional është shënuar gjatë ndeshjes së fundit të FC Köln në Bundesligë, ku një nga gjyqtarët gjermanë i propozoi martesë partnerit të tij para mijëra tifozëve.

Pascal Kaiser, gjyqtar futbolli dhe tifoz i njohur i FC Köln, i propozoi martesë partnerit të tij Moritz në stadiumin RheinEnergie, përpara rreth 50 mijë spektatorëve. Gjestit i parapriu një fjalim i gjatë dhe emocional, i cili u prit me duartrokitje të forta nga publiku.

“Dua që të gjithë ta shohin se e dua këtë person. Si person. Si qenie njerëzore. Në futboll”, u shpreh Kaiser gjatë fjalës së tij.

Momentin e veçantë e ndau edhe klubi i FC Köln në rrjetet sociale. Në një postim në Instagram, klubi theksoi se kishte mbështetur nismën e gjyqtarit, duke kujtuar se Kaiser kishte dalë hapur si biseksual tre vite më parë.

Çifti kishte festuar së fundmi përvjetorin e dytë të lidhjes së tyre, ndërsa Moritz i tha “po” propozimit gjatë ndeshjes, duke e kthyer momentin në një nga skenat më të komentuara të këtij sezoni në Bundesligë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit