

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot në rajonin e Kaçanikut, te semafori i parë në drejtim të Hanit të Elezit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se një veturë ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj. Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:20. Për shkak të ngjarjes, rruga është mbyllur përkohësisht në të dy korsitë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante, përfshirë Policinë, zjarrfikësit, emergjencën mjekësore dhe njësitin rajonal të trafikut të Ferizajt.
Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e aksidentit, ndërsa qarkullimi do të rikthehet normalisht pas përfundimit të veprimeve në terren.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






