Transmetuar më 03-02-2026, 12:44

KQZ ndan fondet për partitë politike për vitin 2026 / 3.5 milionë euro nga buxheti i shtetit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ndarjen e fondeve publike për partitë politike për vitin 2026, me një total prej 3.5 milionë eurosh nga buxheti i shtetit.

Sipas vendimit të KQZ-së, përfituesja kryesore mbetet Partia Socialiste, e cila do të marrë rreth 1.7 milionë euro. Ndërkohë, Partia Demokratike do të përfitojë afërsisht 800 mijë euro.

Nga fondet publike do të përfitojnë edhe rreth 9 parti aleate të Partisë Demokratike, falë koalicionit të krijuar me Sali Berishën, në përputhje me rezultatin zgjedhor dhe formulën ligjore të shpërndarjes.

Ndarja e fondeve bazohet në numrin e votave të marra nga subjektet politike në zgjedhjet e fundit parlamentare, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit