

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se opozita ndryshon mendim nga mëngjesi në darkë.
Ndërkohë i kërkoi atyre që të ndajnë mendjen nëse do marrin apo jo pjesë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale.
PS ka paralajmëruar se nëse nuk marrin pjesë atëherë do të ndryshojnë formulën, duke marrë drejtimin dhe shumicën e komisionit.
Megjithatë Balla i la sërish kohë deri në darkë për të vendosur nëse do të marrin apo jo pjesë në mbledhje.
“Zonja dhe zotërinj të PD ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht në mbledhjen e komisionit të posaçëm? Këtë e keni deri në darkë. në rast se na thoni që ne do të vijmë në mbledhjen e komisionit, jo kjo historia që i thashë unë kryetarit, por ai bashkëkryetari nuk më la mua…se unë kisha… po nuk erdhi…nuk bëhet dot mbledhja e komisionit me 8, sepse teta është gjysma e 16. Ju ka lënë luli pa shkollë, 8 e do edhe 1 që të bëhet 9 dhe të jetë një më shumë se gjysma. Ne po ju themi nëse ju vini nuk ka nevojë të ndryshojmë na e thoni këtë deri në darkë. Se ju jeni në mëngjes keni mend të tjera, në darke keni mend të tjera. Do presim deri në darkë që t’ju vijnë mende dhe kismet vendosim deri atëherë”, tha Balla.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






