Transmetuar më 03-02-2026, 08:43

Me motin e paqëndrueshëm të javëve të fundit, një supë e ngrohtë dhe e lehtë është zgjedhja ideale për këtë periudhë.

Supa me bizele nuk është zakonisht pjata e parë që na vjen në mendje, por kjo recetë është ushqyese, shumë kremoze, me ngjyrë të gjallë dhe mjaft e thjeshtë për t’u përgatitur.

Përbërësit

500 g bizele të freskëta ose të ngrira

1 patate e prerë në kubikë

1 qepë e grirë imët

2 lugë gjelle vaj ulliri

Lëkura e grirë e 1 limoni jeshil (lime)

Lëngu i 1/2 limoni jeshil

Kripë, piper

Për servirje

Erëza (majdanoz)

Susam i zi

Pak krem qumështi ose kos (opsional)

Përgatitja

Në një tenxhere, kaurdisni lehtë qepën në vaj ulliri derisa të zbutet.

Shtoni pataten, bizelet, kripën dhe piperin. Mbulojini përbërësit me ujë.

Ziejini derisa patatja dhe bizelet të jenë plotësisht të buta.

Me ndihmën e një blenderi dore, bluajeni supën derisa të bëhet homogjene dhe kremoze.

Shtoni lëkurën e limonit dhe lëngun e tij, përziejini mirë dhe rregulloni shijen me kripë sipas dëshirës.

Shërbejeni në pjata të thella, duke e zbukuruar me majdanoz dhe susam të zi. Nëse dëshironi, shtoni pak krem qumështi ose kos për një shije edhe më të butë.

Një supë e lehtë, aromatike dhe ideale për ditët e freskëta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit