Transmetuar më 02-02-2026, 22:38

Vedat Muriqi protagonist. Sulmuesi dardan ka shënuar gol me fanellën e Mallorcas, në ndeshjen e kampionatit ndaj Sevillas. Ai mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke dërguar topin në rrjetë.

Muriqi, shkon kështu në kuotën e 15 golave në La Liga në këtë sezon, duke u renditur kështu në vendin e dytë në top-golashënuesit e kampionatit. Më mirë se 31-vjeçari ka bërë vetëm Mbappe, me 31 gola.

Muriqi është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Mallorcas dhe një figurë kyçe në garën për golat në elitën spanjolle.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit