Transmetuar më 02-02-2026, 22:26

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Françeska Murati, duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën personale pas ndarjes nga bashkëshorti.

Së fundmi, ajo publikoi disa fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet e buzëqeshur në makinë, ndërsa në sediljen pranë saj shtrihet një buqetë e madhe me trëndafila rozë, duke ngjallur kureshtje te fansat për një fillim të mundshëm sentimental.

Postimi shoqërohej me mbishkrimin: “Kur një derë mbyllet, një tjetër derë më e mirë hapet. Ndjehem kaq e bekuar sot që universi më ka sjellë gjithçka që mund të kisha dëshiruar ndonjëherë dhe më shumë. Ju uroj të gjithëve një fillim të bukur të muajit.”

Gjatë eksperiencës në reality show, Françeska mbajti diskretësi totale për jetën private, por pas daljes nga programi disa veprime të saj u interpretuan si konfirmim i ndarjes përfundimtare: shpërngulja në Tiranë me djalin dhe deklarata virale se “ai nuk do të gjejë kurrë më mirë se unë” ndezën debat në rrjetet sociale.

Pa zbuluar identitetin e personit pas këtij gjesti romantik, Françeska duket se po shijon një periudhë të re, pozitive, duke shfaqur hapur lumturinë dhe optimizmin e saj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit