

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në segmentin Pukë–Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël.
Sipas informacioneve nga policia e Shkodrës, një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta dhe ka përfunduar në një greminë.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






