Transmetuar më 02-02-2026, 19:23

Një punonjës policie, i identifikuar si Besart Kovaçi, është ndaluar me urdhër të Prokurorisë në lidhje me atentatin e ndodhur në Rrilë të Lezhës.

Sipas burimeve zyrtare, efektivi i policisë akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Hetimet paraprake kanë zbuluar se ai ka qenë i pranishëm brenda një berberhane, në momentin kur në ambient ndodhej edhe persona i cili dyshohet se ishte shënjestër e atentatit.

Gjatë sulmit me armë zjarri, punonjësi i policisë ka reaguar duke qëlluar në drejtim të autorëve të dyshuar, në atë që autoritetet po e konsiderojnë si kundërpërgjigje ndaj sulmit.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Shtetit po vijon kontrolle të shumta në qytetin e Lezhës dhe zonat përreth, në kuadër të hetimeve për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi ecurinë e hetimeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit