Transmetuar më 02-02-2026, 15:02

Një operacion i shpejtë policor ka çuar në zbardhjen e disa rasteve vjedhjeje dhe tentativash për vjedhje në banesa, të ndodhura në Kavajë.

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Houses”, në kuadër të të cilit u arrestua një 25-vjeçar, i cili u kap në flagrancë menjëherë pas kryerjes së një vjedhjeje në një banesë në lagjen nr. 2 të qytetit.

I arrestuari, banues në Sarandë dhe i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, dyshohet se gjatë datës 1 shkurt ka tentuar të vjedhë edhe në dy banesa të tjera, në fshatin Blerimaj.

Gjatë kontrollit iu gjetën dhe u sekuestruan sendet e vjedhura, konkretisht 5 ora dhe 3 unaza, të cilat dyshohet se i kishte marrë nga banesa ku u kap.

Veprimet hetimore kanë zbardhur deri tani tre raste vjedhjesh ose tentativash, ndërsa hetimet vijojnë për të verifikuar nëse 25-vjeçari është përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit