Transmetuar më 02-02-2026, 14:26

Tiranë- Përfaqësuesit e opozitës kanë bojkotuar për herë të katërt radhazi pjesëmarrjen në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

Në lidhje me këtë situatë, bashkëkryetari i komisionit, Arbjan Mazniku, deklaroi se mazhoranca i ka ofruar opozitës të gjitha garancitë për të qenë pjesë e procesit.

“I kemi dhënë të gjitha garancitë opozitës për të qenë pjesë e komisionit. U humbën dy muaj që mund të kishim një produkt konkret. Javën e kaluar i kemi kërkuar Kuvendit të ndryshojë mënyrën e funksionimit të komisionit, duke shtuar një anëtar nga mazhoranca për të krijuar një mekanizëm zhbllokues”, u shpreh Mazniku.

Ai theksoi se ky ndryshim nuk përjashton opozitën nga procesi, duke sqaruar se ajo do të vijojë të ketë tetë përfaqësuesit e saj në komision.

“Sidoqoftë, ne do të fillojmë punën për këtë proces”, përfundoi Mazniku.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit