Transmetuar më 02-02-2026, 13:27

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën mëngjesin e kësaj të hëne një gruaje në aksin Nikël–Larushk.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, kur një automjet, i drejtuar nga një punonjës policie, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një këmbësore, e identifikuar me inicialet N.Ç., e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Pas ngjarjes, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës–Kavajë) ka reaguar me një komunikatë zyrtare, ku bën me dije se ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E.B., me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë.

Sipas AMP-së, punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, e parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. B., me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 05:45 duke drejtuar mjetin e tij në aksin Nikël – Larushkë, është përfshirë në një aksident rrugor, ku si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes shtetësja N. Ç.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit