Transmetuar më 02-02-2026, 12:49

VLORË- Një aksident ka ndodhur prapa tunelit te Uji i Ftohtë, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur si Kalaja. Sipas burimeve paraprake mësohet se mjeti ka rënë nga shatë metra lartësi duke përfunduar në breg të detit.

Drejtuesi i mjetit, Përparim Kapaj po udhëtonte i vetëm në kamionçinën e cila transportonte materiale ndërtimi. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë 63-vjeçarit dhe e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës për trajtim mjekësor të specializuar.

Mendohet se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të automjetit. Ndërsa autoritetet bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit