Transmetuar më 02-02-2026, 12:43

Gazetarja, Jonida Shehu ka nisur një etapë të re në karrierën e saj.

Pas një përvojë të gjatë si gazetare dhe moderatore, Shehu është emëruar këshilltare për mediat në Kryeministri.

Emërimi i saj u prezantua këtë të hënë në mbledhjen e grupit të PS-së që u zhvillua në kryesinë e Kuvendit.

Mbledhja nisi në orën 11:15, ku kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla njoftoi emërimin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit