Transmetuar më 02-02-2026, 10:39

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lexoi sot publikisht mesazhin që la në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku akuzon kreun e këtij institucioni, Altin Dumani, për mbrojtje dhe amnistim të krimit zgjedhor.

Berisha e cilësoi Dumanin si të përfshirë në atë që ai e quan funksionim të një “partie-shtet”, duke përdorur terma të ashpër dhe duke e etiketuar si “mercenar” në shërbim të pushtetit. Sipas tij, mosndëshkimi i krimeve zgjedhore është dëshmi e kapjes së drejtësisë dhe e ekzistencës së një “narko-shteti”.

“Drejtësia mund të vonojë, por nuk harron”, deklaroi Berisha, duke theksuar se denoncimi i tij duhet të mbetet i arkivuar si provë për të ardhmen.

Në mesazhin e lexuar, Berisha u shpreh se qëndrimi i tij përbën një akt denoncimi ndaj asaj që ai e konsideron si deformim të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit