

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Neonët 5”, i zhvilluar nga Policia e Vau i Dejës.
Në pranga ka rënë shtetasi Gjergj Goli, 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në përshtatjen e dy ambienteve banimi për kultivimin e bimëve narkotike me llamba.
Sipas Policisë, disa javë më parë, gjatë kontrolleve të kryera në këto dy ambiente në fshatin Barbullush, u sekuestruan gjithsej 583 bimë narkotike kanabis, rreth 7.5 kilogramë lëndë narkotike e përpunuar, si dhe 307 pajisje elektrike të përdorura për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 46-vjeçarit masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, të kryera në bashkëpunim.
Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim, të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore.
Vau i Dejës/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”.
Akuzohet si bashkëpuntor për përshtatjen e 2 ambienteve (banesa) për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, në fshatin Barbullush, vihet në pranga 46-vjeçari.
Nga këto 2 ambiente, disa javë më parë, u sekuestruan 583 bimë narkotike kanabis, rreth 7.5 kg kanabis dhe 307 pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin Gj. G., 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, të kryera në bashkëpunim.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






