Transmetuar më 02-02-2026, 08:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sulmuar ashpër Partinë Demokratike për qasjen e saj ndaj kriminalitetit, duke i akuzuar demokratët se po mbrojnë kriminelët në kurriz të sigurisë së qytetarëve amerikanë.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi se “problemi më i madh që ka vendi ynë është se demokratët janë të butë ndaj krimit”, duke e cilësuar këtë qasje si një kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë publike në SHBA.

Sipas presidentit amerikan, demokratët synojnë të mbrojnë individë kriminalë, pavarësisht nivelit të dhunës apo rrezikshmërisë së tyre, duke vendosur interesat politike mbi interesat e qytetarëve.

“Ata duan të mbrojnë kriminelët, sado të dhunshëm dhe të egër të jenë, në kurriz të qytetarëve dhe patriotëve tanë të shkëlqyer amerikanë”, shkroi Trump.

Ai theksoi gjithashtu se kjo qasje, sipas tij, nuk përfaqëson vlerat mbi të cilat është ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe se nuk do të jetë kurrë pjesë e asaj që ai e quan “thelbi i Amerikës”.

Deklarata e Trump vjen në një klimë të tensionuar politike në SHBA, ku çështja e sigurisë publike dhe luftës kundër krimit mbetet një nga temat kryesore të debatit mes dy partive kryesore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit