Transmetuar më 01-02-2026, 22:46

Lezhë, 1 shkurt 2026 –Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Lezhës, ku një 30-vjeçar mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas burimeve paraprake nga grupi hetimor, tre persona, të cilët dyshohet se lëviznin me një automjet tip “Audi”, kanë zbritur nga mjeti dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një berberhaneje, ku si pasojë është plagosur Sokol Daci, 30 vjeç.

Nga të dhënat e para hetimore, brenda ambientit të berberhanes ndodheshin edhe katër persona të tjerë, për të cilët ka dyshime se mund të kenë kundërpërgjigjur me armë zjarri, duke çuar në një shkëmbim zjarri mes palëve. Këto rrethana janë ende në fazë verifikimi nga autoritetet.

Burime mjekësore bëjnë me dije se Sokol Daci ka marrë plagë nga armë zjarri në shpatull, në zonën e barkut dhe në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes, ndërsa janë sekuestruar prova materiale që pritet t’i shërbejnë hetimit. Po ashtu, po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë dhe po merren dëshmi për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motivit të ngjarjes.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë, ndërsa në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar zyrtarisht.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit