Transmetuar më 01-02-2026, 21:40

Qëllohet me breshëri plumbash në drejtim të një berberhaneje në Lezhë, mbetet i plagosur një 30-vjeçar.

Burime zyrtare bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Sokol Daci, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor. Sipas informacioneve paraprake, ai ishte pronari i një berberhaneje dhe ndodhej brenda ambientit të biznesit në momentin kur u qëllua.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të incidentit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit