Transmetuar më 01-02-2026, 21:19

Lezhë, 1 shkurt 2026-Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, ku një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, plagosja ka ndodhur në zonën e njohur si kryqëzimi i Rriles. Ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit, si dhe gjendja shëndetësore e të plagosurit.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin e personit ose personave të përfshirë.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit