Transmetuar më 01-02-2026, 20:20

Crans-Montana, Zvicër – Ka shkuar në 41 numri i viktimave nga zjarri i ndodhur në lokalin luksoz “Le Constellation” në Crans-Montana, pasi një 18-vjeçar që ishte plagosur rëndë gjatë shpërthimit ndërroi jetë në një spital në Cyrih, kanë bërë të ditur autoritetet zvicerane.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu, shtetas zviceran, ndërroi jetë më 31 janar, si pasojë e plagëve të marra gjatë zjarrit të ndodhur më 1 janar 2026. Viktimat e kësaj tragjedie ishin kryesisht adoleshentë dhe të rinj, çka e ka bërë ngjarjen një nga incidentet më të rënda të këtij lloji në vend.

Mediat zvicerane raportojnë se hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se zjarri u shkaktua nga shkëndijat e qirinjve, të cilat dyshohet se ranë mbi materiale të ndezshme të ambientit të brendshëm të lokalit.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të shpërthimit, si dhe për të verifikuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë dhe standardet kundër zjarrit nga ana e drejtuesve të lokalit.

Dy pronarët francezë të lokalit “Le Constellation” janë aktualisht nën hetim për veprat penale të vrasjes nga pakujdesia, lëndimit trupor nga pakujdesia dhe zjarrvënies nga pakujdesia, ndërsa prokuroria pritet të përcaktojë përgjegjësitë ligjore pas përfundimit të hetimeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit