

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar një video nga paralizimi i aksit Përrenjas – Librazhd, e cila mbetur bllokuar prej rreth 8 orësh, pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve nga mali.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan: “Arsyet? – janë – Vjedhjet kolosale të Rama-Balluku!”.
Mijëra qytetarë mbetën të bllokuar në trafik pas bllokimit të qarkullimit të mjeteve në të dy kahet e rrugës, në temperature të ulëta.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






