Transmetuar më 01-02-2026, 17:24

Një person është plagosur pasditen e sotme në Mitrovicë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, kanë bërë të ditur autoritetet policore.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 14:00 është pranuar informacioni për një person të plagosur në rrugën “Ilaz Kodra”.

I lënduari, F.H., është transportuar menjëherë për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet e ditur.

Pas veprimeve operative dhe hetimore, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë shtetasin Q.Kurti, si person që dyshohet se ka plagosur viktimën.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, deklaroi se nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, e cila do të shërbejë si provë materiale në procesin hetimor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit