

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmi për ndarjen e saj nga jeta ka ngjallur reagime dhe mesazhe ngushëllimi nga kolegë, përfaqësues të medias dhe figura publike, të cilët vlerësojnë kontributin e saj në gazetari dhe profesionalizmin që e ka karakterizuar përgjatë viteve.
Rezarta Reçi ka qenë e angazhuar për një kohë të gjatë në median shqiptare, duke lënë pas një emër të respektuar dhe një trashëgimi profesionale që do të kujtohet nga kolegët dhe publiku.
Familjarëve, miqve dhe kolegëve u shprehen ngushëllimet më të sinqerta.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






