

Bllokohet rruga Librazhd–Qafë Thanë, policia apel qytetarëve të shmangin qarkullimin
Rruga kombëtare Librazhd–Qafë Thanë prej mëse 3 orësh është bllokuar në të dyja drejtimet e lëvizjes, si pasojë e një rrëshqitjeje masive të dheut dhe gurëve nga mali, në zonën e njohur si Dragostunjë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po bashkëpunojnë me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e aksit dhe rikthimin e qarkullimit në kohën më të shpejtë të mundshme.
Policia u bën apel qytetarëve që kanë planifikuar udhëtime drejt Korçës ose në drejtim të kundërt të shmangin qarkullimin në këtë aks rrugor deri në një njoftim të dytë për hapjen e plotë të rrugës.
Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve të ndjekin informacionet zyrtare dhe të përdorin rrugë alternative, për të shmangur bllokimet dhe rrezikun në qarkullim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






