

Aksident në aksin Mat–Shkopet, automjeti përfundon në përrua, nuk është plagosur shoferi
Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Mat–Shkopet.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi K. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një përrua.
Drejtuesi i automjetit fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga vendi ku kishte rënë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Foto arkiv
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






