Transmetuar më 01-02-2026, 12:08

TIRANË – Rrëshqitja e gurëve dhe masivit të dheut në aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë ka bllokuar plotësisht qarkullimin e automjeteve në të dyja drejtimet.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Dragostunjë, ku një masiv dheu dhe gurësh është shkëputur nga mali, duke zënë të gjithë gjerësinë e rrugës dhe duke pamundësuar kalimin e mjeteve.

Policia Rrugore ka apeluar drejtuesit e automjeteve që të shmangin këtë aks deri në një njoftim të dytë, ndërsa shërbimet policore ndodhen në zonë dhe po bashkëpunojnë me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e aksit në kohën më të shkurtër të mundshme.

Sipas Policisë së Elbasanit, qytetarët që udhëtojnë në drejtim të Korçës dhe anasjelltas duhet të zgjedhin rrugë alternative, deri në rikthimin e qarkullimit normal.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit