Transmetuar më 01-02-2026, 11:25

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Veliaj u paraqit sot në ambientet e GJKKO-së, ku u zhvillua seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, për të cilën ai kishte kërkuar zëvendësim.

Kryebashkiaku ishte i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit, ndërsa Prokuroria e Posaçme (SPAK) u përfaqësua nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

SPAK ka ngritur ndaj Erion Veliajt gjithsej 13 akuza, mes të cilave korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në ambientet e burgut.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit