Transmetuar më 01-02-2026, 10:38

Policia greke ka sekuestruar rreth 75 kilogramë kanabis në zonën e Rajos, Igumenicë, pranë kufirit greko-shqiptar. Operacioni u zhvillua pasditen e djeshme nga sektori antidrogë i Policisë së Igumenicës.

Sipas autoriteteve, droga u zbulua gjatë kontrollit të një automjeti që kishte hyrë nga kufiri i gjelbër dhe po lëvizte drejt brendësisë së territorit grek. Brenda mjetit u gjetën tre çanta që përmbanin 51 pako me 74 kilogramë e 804 gramë marijuanë.

Në kuadër të operacionit u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe një telefon celular. Drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar 54 vjeç, u arrestua dhe është shoqëruar në komisariat.

Burime zyrtare bëjnë me dije se, që prej muajit shtator, policia greke ka sekuestruar rreth 775 kilogramë marijuanë, e cila dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar kryesisht në Igumenicë, në rrugë tokësore dhe detare, si edhe në zona të tjera si Janina, Selaniku dhe Kosturi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit