

MALIQ – Një banesë në fshatin Zvezdë, në bashkinë Maliq, është përfshirë nga një zjarr që ka shkatërruar totalisht një prej kateve të saj.
Sipas informacioneve paraprake, shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë, por dyshohet se mund të ketë nisur nga një rezistencë ose sobë ngrohjeje, ndërsa familjarët ndodheshin në gjumë në momentin e incidentit.
Banorët e zonës kanë ndihmuar familjen të dalë jashtë banesës, ndërsa zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






