Transmetuar më 01-02-2026, 09:29

KORÇË, 1 shkurt 2026 – Policia e Korçës ka zbardhur katër raste vjedhjesh automjetesh, të ndodhura dyshohet më 31 janar 2026, duke çuar në arrestimin e një 42-vjeçari, i cili rezulton i dënuar më parë për vepra penale të ngjashme.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u arrestua shtetasi L. Sh., banues në Korçë, i dyshuar si autor i katër vjedhjeve të automjeteve të regjistruara në qytet. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë sekuestruan disa sende të dyshuara të vjedhura, përfshirë një kasetofon, një pasaportë, një palë çelësa, një telefon celular iPhone 13 Pro Max, një sasi parash dhe sende të tjera.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për të verifikuar nëse i arrestuari është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit