Transmetuar më 31-01-2026, 22:44

Një zhvillim i papritur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”. Banori Lim Hoti ka vendosur të ndërpresë rrugëtimin e tij në këtë format, duke u larguar nga gara.

Lim Hoti, i cili prej hyrjes së tij në shtëpi solli dinamika të reja, debate të forta dhe raporte të ndërlikuara me disa prej banoreve, mblodhi sonte banorët në sallon për t’u komunikuar vendimin e tij.

“Banorë, kam një lajm për ju. Me thënë të drejtën, ishte një udhëtim shumë i bukur dhe kemi kaluar një kohë shumë spektakolare,” u shpreh ai në fillim të fjalimit të lamtumirës.

Mes emocionesh, Lim Hoti shtoi: “Çdo moment këtu nuk do ta harroj asnjëherë, por mua më duhet të largohem.”

Largimi i tij vjen në një moment delikat të lojës dhe pritet të ndikojë në ekuilibrat mes banorëve, duke hapur pikëpyetje mbi arsyet e këtij vendimi dhe zhvillimet që do të pasojnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit