Transmetuar më 31-01-2026, 22:41

Gjatë Prime-it të fundit të Big Brother VIP Albania 5, vëmendja e publikut nuk shkoi vetëm te dinamika mes banorëve, por edhe te qëndrimi i opinionistes së spektaklit, e cila u vu re për mbrojtjen e vazhdueshme që i ka bërë banorit Miri.

Komentet e saj në favor të Mirit u përsëritën disa herë gjatë diskutimeve në studio, duke nxitur reagime dhe buzëqeshje edhe mes të pranishmëve.

Situata mori nota humori kur prezantuesi Ledion Liço ndërhyri me batutën e tij karakteristike, duke i thënë opinionistes: “Ti s’ke mbrojtur burrin… ish-burrin, me fal, kaq shumë!”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit