

Redon Makashi reagon pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Fitim Makashi
Redon Makashi ka reaguar publikisht pas ndarjes nga jeta të babait të tij, aktorit të kinematografisë shqiptare Fitim Makashi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka njoftuar humbjen e të atit, duke ndarë gjithashtu informacionet lidhur me homazhet dhe ceremoninë mortore në nderim të artistit të mirënjohur.
Sipas njoftimit, homazhet për Fitim Makashin do të mbahen nga ora 11:00 deri në 13:00, pranë Art Turbina, në Tiranë. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Varrezat e Sharrës.
Në mesazhin e tij, Redon Makashi ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe ngushëllimet e marra në këtë moment të vështirë, duke shprehur dhimbjen për humbjen e babait të tij.
Fitim Makashi ishte një emër i njohur i kinematografisë shqiptare dhe ka lënë pas një kontribut të çmuar në artin dhe kulturën shqiptare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






