

Debutim i vështirë për Kristjan Asllanin me fanellën e Beşiktaş. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 76-të të sfidës ndaj Konyaspor, por u ndëshkua me karton të kuq vetëm pesë minuta më pas.
Asllani ndërhyri ndaj një kundërshtari, ndërsa pas rishikimit të pamjeve në sistemin VAR, arbitri vendosi ta largojë nga loja.
Pavarësisht përjashtimit, mesfushori shqiptar pati ndikim në rezultatin final, pasi pasimi i tij u shfrytëzua nga Kökçü për realizimin e golit të dytë të Beşiktaş, në minutën e 77-të.
Skuadra e Stambollit arriti të fitonte ndeshjen me rezultatin 2-1 ndaj Konyaspor, duke marrë tre pikë të rëndësishme, ndërsa debutimi i Asllanit mbetet i hidhur për shkak të kartonit të kuq.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






