

Momente paniku u regjistruan në minutën e 85-të të ndeshjes Partizani–Elbasani, teksa rezultati ishte 2–1 në favor të kryeqytetasve.
Futbollisti Saliu Sembene u rrëzua pa ndjenja në fushën e stadiumit “Arena e Demave”, duke shkaktuar shqetësim te lojtarët dhe tifozët. Ambulanca dhe stafi mjekësor ndërhynë menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë në fushë.
Pas ndërhyrjes mjekësore, Sembene u përmend dhe u largua me barelë drejt ambulancës.
Gjyqtari Eldorjan Hamiti ndërpreu ndeshjen për rreth pesë minuta, ndërsa loja u rinis më pas.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






